“Ai do të ikte nga shtëpia”, zbardhet dëshmia e djalit të 60-vjeçares, u ekzekutua nga shqiptari në Selanik

Aktualitet

“Ai do të ikte nga shtëpia”, zbardhet dëshmia e

Ata kishin vendosur të ndaheshin para vrasjes, tha djali i gruas 60-vjeçare që vdiq të dielën në mëngjes kur burri i saj 46-vjeçar e sulmoi me thikë. Djali tjetër 29-vjeçar përfundoi i plagosur pasi ndërhyri për të mbrojtur të ëmën.

Djali i 60-vjeçares tha për protothema.gr se nëna e tij ishte me autorin prej 21 vitesh dhe se 46-vjeçari nuk e kishte dhunuar kurrë atë.

Kohët e fundit, siç shpjegon ai, kanë pasur zënka të shpeshta dhe për këtë kanë vendosur të ndahen.

“Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, thekson ai.

Djali i gruas shton se gjithçka duket se ka ndodhur kur nëna e tij ka parë 46-vjeçarin duke mbajtur një thikë në dorë gjatë një debati dhe mendoi se donte të sulmonte 29-vjeçarin që ndodhej në shtëpi me ta. Më pas ajo duket se i është lutur që të hedhë thikën, por ai e goditi në bark.

“Kur vëllai im e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, e sulmoi dhe më pas e goditi me thikë”, thotë djali i viktimës, duke theksuar se 46-vjeçari ka ikur menjëherë dhe se fatmirësisht vëllai i tij nuk rrezikon të vdesë për shkak të plagëve.

I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai tregon se “nuk i kishte prekur asnjë fije floku”.

Sipas informacioneve djali i saj është goditur me thikë në zonën e shpatullës së djathtë dhe ndodhet i shtruar në spital.

Autori nuk rezulton me precedent të mëparshëm penalë.

Ai është arrestuar nga efektivët e Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas një njoftimi përkatës dhe do të dërgohen në prokurori, pasi akuzohet për vrasje me dashje, e kryer dhe e mbetur në tentativë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion