Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon ambasadorin iranian

Bota

Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon

Libani ka tërhequr akreditimin ambasadorit iranian i cili u emërua së fundmi në Bejrut dhe i ka dhënë atij afat deri të dielën që të largohet nga vendi.

Njoftimi u bë nga Ministria e Jashtme, duke theksuar se i jep afat deri të dielën për t’u larguar.

Kjo masë u mor pasi Bejruti akuzoi Gardën Revolucionare të Iranit se drejtonte operacionet e Hezbollahut kundër Izraelit nga Libani dhe njoftoi se po ndalonte aktivitetet e tyre në tokën libaneze.

Ministria gjithashtu deklaroi se kishte thirrur të ngarkuarin me punë iranian dhe e kishte informuar atë për vendimin e autoriteteve për të shpallur ambasadorin Mohammad Reza Raef Sheibani, i cili u emërua në shkurt, si “person non grata”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion