Nis ndërtimi i strehëzës së tretë për qentë endacakë në Shkodër, kapacitet për 100 kafshë dhe klinikë veterinare

Aktualitet

Nis ndërtimi i strehëzës së tretë për qentë

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar nisjen e punimeve për ndërtimin e strehëzës së tretë për qentë endacakë, një investim që synon menaxhimin më të mirë të situatës dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

Strehëza e re do të ketë një kapacitet prej rreth 100 qensh dhe do të përfshijë edhe një klinikë veterinare brenda godinës, duke ofruar trajtim të specializuar dhe kushte më të mira për kafshët.

Drejtori i shërbimit veterinar, Sokol Malaj, u ndal në detaje konkrete të projektit që po zbatohet, duke theksuar rëndësinë e kësaj infrastrukture për rritjen e kapaciteteve në trajtimin, kontrollin dhe menaxhimin e qenve endacakë në territor.

Ky investim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zgjidhjen e problematikës së qenve endacakë dhe në përmirësimin e sigurisë publike në qytetin e Shkodrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion