VIDEO/ Gonzato në Parkun e Ekonomisë Qarkulluese në Fushë-Krujë: Qytetarët të përfshihen më aktivisht në riciklim

Aktualitet

VIDEO/ Gonzato në Parkun e Ekonomisë Qarkulluese në

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi sot rëndësinë e riciklimit dhe kontributit individual në mbrojtjen e mjedisit, gjatë një vizite në Parkun e Ekonomisë Qarkulluese në Fushë-Krujë.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonzato tregoi se si dorëzoi materiale të riciklueshme që i kishte mbledhur përgjatë më shumë se dy viteve, duke nënvizuar se çdo veprim i vogël ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në reduktimin e ndotjes.

VIDEO/ Gonzato në Parkun e Ekonomisë Qarkulluese në

“Riciklimi nis me secilin prej nesh. Nga mënyra si i ndajmë mbetjet në shtëpi deri te mënyra si përpunohen më pas, çdo hap ka rëndësi për mbrojtjen e mjedisit”, u shpreh ambasadori.

Ai ndau edhe përvojën e tij personale, duke theksuar se në fillim të qëndrimit në Tiranë e kishte të vështirë të pranonte mungesën e praktikave të ndarjes së mbetjeve, pasi ishte mësuar prej vitesh me riciklimin e materialeve si plastika, qelqi dhe letra.

Ambasadori i BE-së apeloi që qytetarët të përfshihen më aktivisht në riciklim, duke shfrytëzuar mundësitë ekzistuese, si Parku i Ekonomisë Qarkulluese në Fushë-Krujë, për të reduktuar mbetjet që përfundojnë në landfille dhe për të mbrojtur natyrën.

Vizita në këtë park, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, synon ndërgjegjësimin e publikut dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme në funksion të një mjedisi më të pastër në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion