Nis ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje në Vlorë

Aktualitet

Nis ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje në

Në Vlorë nisi ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalin e ujërave të larta, me qëllim evitimin e të gjitha problematikave që shkaktojnë përmbytje në qytet.

Kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini, gjatë një inspektimi në kanalin e ujërave të larta, ka theksuar domosdoshmërinë e këtyre ndërhyrjeve për shkak të problematikave që lidhen me ndërtimet mbi kolektor.

Bashkia e Vlorës bëri të ditur se, puna do të vijojë me intensitet, me qëllim që dimrin e ardhshëm Vlora mos të përballet me situata të vështira si ajo e dy viteve më parë.

Mersini tha se puna ka nisur me pastrimin e kanalit të Naunkës, ndërsa në Karabash ka probleme sepse ka ndërtime e banesa mbi kolektor. Kryebashkiaktja tha për mediet se të prekurve nga këto ndërhyrje do t’u jepet bonus qiraje ose banesa sociale./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion