Sot, 75-vjetori i ekz*kutimit të shkencëtares shqiptare Sabiha Kasimati

Soft

Sot, 75-vjetori i ekz*kutimit të shkencëtares shqiptare Sabiha

Më 26 shkurt të vitit 1951 u ekzekutua shkencëtarja e shquar shqiptare, Sabiha Kasimati.

E lindur në Edirne më 1912, vajza e një mjeku shqiptar, ajo u rrit me dashuri për kulturën shqiptare dhe evropiane. Ishte vajza e parë që ndoqi Liceun Francez të Korçës, shkëlqeu në studime dhe zotëronte disa gjuhë të huaja.

Sot, 75-vjetori i ekz*kutimit të shkencëtares shqiptare Sabiha

Në vitin 1936 fitoi bursë për studime në Torino, ku u diplomua me rezultate maksimale dhe mbrojti doktoraturën me temën mbi faunën e peshqve të ujërave të ëmbla të Shqipërisë. U kthye në atdhe për t’iu përkushtuar shkencës, duke u bërë pioniere e ihtiologjisë shqiptare dhe autore e veprës “Peshku i Shqipërisë”.

Pas incidentit të bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë, u arrestua pa gjyq dhe u përfshi në listën e 22 intelektualëve për t’u pushkatuar. Ishte e vetmja grua në atë listë.

Natën e 26 shkurtit 1951, pranë urës së Beshirit, ajo u ekzekutua dhe u hodh në një varr të përbashkët. Vepra e saj u botua me emra të tjerë gjatë regjimit. Vetëm pas rënies së komunizmit figura e saj u rivlerësua. Në 60-vjetorin e vdekjes, u nderua me titullin “Nderi i Kombit”./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion