Itali, 13 vjeçari shqiptar telefonon policinë për ndihmë: Ejani, babi po na rreh

Aktualitet

Itali, 13 vjeçari shqiptar telefonon policinë për ndihmë:

“Ejani, babi po na rreh”, ishte thirrja e një djali 13-vjeçar shqiptar, i cili telefonoi policinë në Civitanova Marche (Macerata) duke i kërkuar ndihmë.

Kur policia italiane mbërriti në adresën e dhënë nga i mituri, e gjeti djalin në rrugë, të tronditur dhe të përlotur.

Ai i kishte treguar shtëpinë ku babai vazhdonte të dhunonte nënën e tij, një 42-vjeçare shqiptare.

Efektivët dhanë dhënë ndihmën e parë gruas së plagosur dhe dy fëmijëve të tjerë të mitur, njëri prej të cilëve kishte plagë nga dhuna e ushtruar.

Babai 47-vjeçar ishte në dhomën e gjumit kur policia italiane hyri brenda banesës dhe e vendosën në pranga.

Gruaja dhe tre fëmijët e tij u dërguan në urgjencë dhe më pas në stacionin e policisë Civitanova Marche, ku, nga nëntori 2023, është hapur një dhomë kushtuar viktimave të dhunës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion