Nis aplikimi për Maturën 2026/ Maturantët nisin aplikimin online, për formularët A1 dhe A1Z

Aktualitet

Nis aplikimi për Maturën 2026/ Maturantët nisin aplikimin online,

Aplikimet për formularët A1 dhe A1Z të Maturës Shtetërore 2026 kanë nisur prej datës 5 maj dhe do të zgjasin deri më 7 maj. Maturantët mund të aplikojnë çdo ditë nga ora 08:00 deri në 16:00 përmes platformave online, një procedurë e detyrueshme për të marrë pjesë në provimet e maturës.

Pas përfundimit të procesit të aplikimit, maturantët do të përballen me provimet e Maturës Shtetërore, të cilat do të zhvillohen gjatë muajit qershor.

Tabelë:

2 qershor – Provimi i gjuhës së huaj

9 qershor – Gjuhë shqipe dhe letërsi

16 qershor – Matematikë

23 qershor – Provimi me zgjedhje

Për ekspertin e punësimit erjon muca keto provime nuk kane ndikim ndersa apeloi që pas ketij hapi eshte plotesimi i degeve ku duhet te jene ne perputhje me kerkesat per tregun e punes

Sakaq Ministria e Arsimit Autoritetet arsimore u bëjnë thirrje të gjithë maturantëve që të respektojnë afatet dhe të sigurohen që aplikimi të kryhet brenda datës 7 maj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion