Merrnin apartamente me qera për të ushtruar prostitucion në Tiranë, arrestohen 2 shtetase të huaja

Aktualitet

Merrnin apartamente me qera për të ushtruar prostitucion në

Policia e Tiranës ka goditur dy raste prostitucioni që ushtrohej në apartamente të marra me qira në kryeqytet, duke vënë në pranga dy shtetase të huaja.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçare vietnameze dhe një 43-vjeçare kineze, të arrestuara gjatë operacioneve të koduara “Network” dhe “Foleja 7”, të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Komisariati nr. 3.

Sipas hetimeve, 33 vjeçarja P. Th. kishte marrë me qira ditore një apartament në rrugën “Mine Peza”, i cili dyshohet se përdorej për prostitucion. Ndërsa shtetasja kineze Y. W. dyshohet se ushtronte prostitucion në një apartament tjetër të marrë me qira në Rrugën e Durrësit.

Në vijim të hetimeve, Policia procedoi penalisht në gjendje të lirë edhe një person që dyshohet se përfitonte nga kjo veprimtari e paligjshme. Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash dhe 3 telefona celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion