Nipi i Ismail Qemalit përlotet gjatë ngritjes së Flamurit në Vlorë: Njësoj si emocioni i gjyshit në 1912!

Aktualitet

Nipi i Ismail Qemalit përlotet gjatë ngritjes së Flamurit në

Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ka qenë ditën e sotme në Vlorë, në ceremoninë e ngritjes së Flamurit me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.

Nedin Vlora u takua dhe me kryeministrat Rama dhe Kurti, teksa me këtë të fundit shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër.

Ai uroi festën e pavarësisë, teksa theksoi se ndjen të njëjtin emocion që ndjeu dhe gjyshi i tij në 1912.


Po ashtu Vlora uroi që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë në vitet në vijim.

“112 vite, është si të ishte viti i parë për mua për emocionin që shikoj kur ngrihet flamuri, është e njëjtë. Është i njëjti emocion që përjetoi dhe gjyshi im në 1912. Do të doja të bëja një urim për Shqipërinë.

E kaluara është e kaluar, por të shohim para të ardhmen. Uroj që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë. Rroftë Shqipëria e shqiptarët!”, tha nipi i Ismail Qemalit për mediat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion