Nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar dhe 5 në kërkim

Aktualitet

Nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar dhe

Vijojnë kontrollet e shtuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme që shkaktojnë dëmtime në malin e Tomorrit. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në malin e Tomorrit, janë arrestuar 3 shtetas (1 prej tyre administrator subjekti) dhe janë shpallur në kërkim 5 administratorë të tjerë.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për Drejtorin dhe një Specialist të AZDM-së, Berat.

Shërbimet e Policisë pas kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, arrestuan në flagrancë të shtetasve: B. L., 49 vjeç, (administrator subjekti), F. L., 42 vjeç, (vëllai i administratorit), Sh. L., 43 vjeç, (kushëriri i tij), të tre banues në Berat. Gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, janë konstatuar duke larguar mjetin ekskavatorë, të cilin dyshohet se e përdornin për të nxjerrë gurë dekorativë.

Në përfundim të veprimeve të kryera për konstatimet gjatë kontrolleve të kryera ditën e djeshme, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 5 administratorë subjektesh të tjerë, konkretisht shtetasit L. Q., E. Q., B.L., D. L., dhe N. T., pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit L. H., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i AZDM Berat, dhe F. N., 55 vjeç, (specialistë në AZDM Berat), të dy banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion