Ngjela “hedh” bombën: Në Shqipëri janë vjedhur 20 milionë dollarë dhe do merren prapë, FBI ka mbërritur në vendin tonë

Aktualitet

Ngjela “hedh” bombën: Në Shqipëri janë vjedhur

Avokat Spartak Ngjela ditën e sotme ka deklaruar se në Shqipëri janë vjedhur 20 milionë dollarë dhe do tu merren. Deklarata e tij erdhi gjatë një interviste online në emisionin “Breaking” në TopNeës. Sipas Ngjelës, SPAK është fenomen goditës dhe fillon gjithmonë majtas, fakti që fillon nga mazhoranca kuptohet që e drejtojnë Amerikanët.

“Tani SPAK është fenomen goditës dhe fillon gjithmonë majtas, fakti që fillon nga mazhoranca kuptohet që e drejtojnë Amerikanët. Goditjet nuk fillojnë nga të lartit pasi nuk kanë hedhur firmë, në vendit tonë ndodhet FBI-ja. Nuk është problem që i thërret kot, kryeministri thotë që nuk jam me korrupsionin.

Në polici është i transferuar korrupsioni është më pak e korruptuar se sa këta të tjerët, në shqipëri janë vjedhur 20 milionë dollarë dhe do tu merren. E gjitha kjo quhet fenomen anti korrupsion nëse raste përsëriten ai është raport tani është kthyer në fenomen. Sekretari i shtetit deklaroi se SPAK drejtohet nga ne, kam të dhëna se kanë ardhur agjentët e certifikuar.

Kjo është luftë anti korrupsion pasi kemi përsëritje të shpeshta të të njëjtit fakt, pasi çështja ka kaluar në fenomen, hetimi është profesion i vështirë”, tha avokati.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion