Ngjarja me tre të vrarë në lokalin në Memaliaj, dalin detaje të reja

Aktualitet

Ngjarja me tre të vrarë në lokalin në Memaliaj, dalin detaje

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me masakrën e ndodhur afër mesnatës në qytetin e Memaliaj, ku në një atentat me armë zjarri u vranë tre persona.

Objektiv i atentatit kanë qenë pjesëtarët e familjes Kalemi të cilët ndodheshin në lokalin e një të afërmi të tyre pranë bashkisë së qytetit.

Dyshohet se atentatorët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi, duke lënë të vdekur Shyqo Kalemin dhe kanë plagosur rëndë vllain e tij Artur Kalemi.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dhe kamarieri i lokalit dhe një klient.

Shyqo Kalemi është babai i Adriatik Kalemit, të afërm të Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur me tritol te rrethrrotullimi i Saukut në vitin 2022.

Dyshohet se pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj, Adriatik Kalemi, mund të ketë pasur gisht në organizmin e vrasjes së biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa në shenjë hakmarrje për të afërmin.

Pas vrasjes së biznesmenit, në një hark kohor prej disa muajsh, Adriatik Kalemit i janë bërë dy atentate në Greqi për ta eliminuar fizikisht.

Atentatit i ka shpëtuar dhe vëllai i Adriatikut, Zamir Kalemi, ndaj automjetit të të cilit u qëllua me breshëri plumbash në afërsi të mbikalimit të Selitës në Tiranë.

ME TE LEXUARAT