Ndihmoi Faton Hajrizin e vrarë nga serbët gjatë arratisjes nga burgu, policia ndalon një të dyshuar

Kosovë&Rajon

Ndihmoi Faton Hajrizin e vrarë nga serbët gjatë arratisjes nga

Policia e Kosovës ka ndaluar një person, i cili dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes së tij nga burgu.

Ky i fundit u ekzekutua nga Policia Serbe pasi vrau një polic serb në Lloznicë, qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën, në orët e para të së enjtes  dhe nuk pranoi të dorëzohej.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, teksa është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka kërkuar hetim më të detajuar sa i përket vrasjes së Faton Hajrizit.

Duke e dënuar aktin e vrasjes së policit në detyrë, Ministrja e Drejtësisë në Kosovë tha se hetim vendor dhe ndërkombëtar është i domosdoshëm që të hetojë aktet sistematike të nxitjes e cytjes, organizimit e bashkëorganizimit të arratisjes së të burgosurve, paraburgosurve e të të kërkuarve nga drejtësia në Kosovë, në territorin e Serbisë, dhe krijimin atje të një ambienti mburojë ndaj pandëshkueshmërisë e ndjekjes penale të kriminelëve nga organet e Republikës së Kosovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion