Ngjarja e mistershme/ Pacienti 74-vjeçar zhduket nga QSUNT një ditë pas operacionit

Aktualitet

Ngjarja e mistershme/ Pacienti 74-vjeçar zhduket nga QSUNT një

Më 30 tetor 2025, Haki Sala u shtrua në QSUNT në pavijonin e urologjisë për një ndërhyrje të planifikuar. Gjithçka shkoi sipas protokollit. Operacioni u realizua me sukses dhe i vendosën kateterin e parë që më pas u hoq normalisht. Më pas iu vendos kateteri i dytë dhe pak momente më vonë, kur Vera Sala, gruaja e tij, zbriti për të blerë diçka, Haki Sala zhduket nga dhoma e spitalit.

Vera tregon me shqetësim në emisionin “Stop” në Tv Klan se askush nuk e kishte parë të shoqin, as në spital, as rrugës, as në shtëpi. Policia e Komisariatit 4 erdhi vetëm pas pesë orësh, por pa bërë asgjë konkrete. As kamerat nuk u hapën menjëherë. Mjeku specialist që e kishte operuar Hakiun konfirmoi se pacienti nuk kishte asnjë sëmundje mendore.

Në përpjekje për të gjetur Hakiun, Vera kontaktoi policinë. Shefi i Komisariatit 4 konfirmoi se kishte nisur kërkimi, ishin afishuar fotografitë e Hakiut në të gjithë Shqipërinë, por deri më sot nuk ka pasur asnjë informacion.

Shefi i Komisariatit nr. 4: Rasti është shpallur në kërkim, ky personi si person i humbur dhe jemi duke e verifikuar akoma.

Gazetarja: I keni sekuestruar kamerat e QSUNT për të parë në cilin drejtim ka ikur?

Shefi i Komisariatit nr. 4: Tani kaq mund të të them tani për tani!

Gazetarja: Foton, mjetet identifikuese i keni shpërndarë nëpër qytet?

Shefi i Komisariatit nr. 4: Po i kemi ato, se ato janë gjërat e para, janë veprimet e para.

Gazetarja: Nuk ka as ndonjë reagim nga ndonjë qytetar?

Shefi i Komisariatit nr. 4: Po s’ka, nuk ka se ne e kemi bërë shpalljen gjithandej. Kemi kërkuar në çdo qark të Shqipërisë. Nuk është gjetur! Edhe unë kam folur edhe me atë zonjën pothuajse përditë, nuk është gjetur!

Gazetarja: Nuk ka ndonjë indicie?

Shefi i Komisariatit nr. 4: Tani ne jemi duke e kërkuar, pothuajse çdo ditë! Jo pothuajse, por çdo ditë! Tani, sapo ta gjejmë… nuk e gjejmë dot me zor, jemi duke e kërkuar. Ia kam sqaruar edhe zonjës. E kemi verifikuar edhe një rast në Vlorë që kishim dërguar njerëzit për ta verifikuar, nuk ishte ky personi dhe nuk …, s’po e gjejmë dot! Nuk e dimë ku është! Më vjen shumë keq, sepse është rast i ndjeshëm, e kuptoj edhe zonjën, po tani nuk është se e kemi diku dhe s’po e tregojmë! Jemi duke e kërkuar në vazhdimësi! Na vjen keq edhe neve për zonjën, por me zor s’e gjejmë dot!

Situata ka shkaktuar tronditje dhe dyshim për sigurinë e pacientëve në QSUNT, pasi një person i shtruar dhe i operuar mund të zhduket pa lënë gjurmë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion