Ngërçi me pagat/ Administrativja jep urdhër të prerë financave dhe thesarit të kalojnë pagat për GJKKO-në

Aktualitet

Ngërçi me pagat/ Administrativja jep urdhër të prerë
Gjykata Administrative ka urdhëruar Financat dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO. Ky urdhër është vetëm për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së parë, ndërkohë që ankimet e disa gjykatave të tjera janë në shqyrtim.

Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë kulmoi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese.

Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin.

Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat me këtë përllogaritje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion