Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

Aktualitet

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e

Tanushe Bakollari, sanitare prej 24 vitesh në Gjykatën e Tiranës, nuk e ka marrë ende pagën e muajit gusht. Si gjithë administrata gjyqësore, dhjetëra sekretarë dhe ftues, Bakollari po vuan pasojat e përplasjes së dy pushteteve, ekzekutivit me gjyqësorin. Durimi i tyre përfundoi këtë të martë. Administrata e Gjykatës së Tiranës dhe të Apelit për pak orë braktisën punën.

Drejtësia i ka mbyllur për pak çaste dyert, duke mos ofruar shërbime si marrje vërtetimesh, raporton Anila Hoxha. Euro Rrasës i duhej një vërtetim, edhe ai, si qytetarë të tjerë, gjendet në mes të dy pushteteve.

Kur KLGJ dhe KLP kanë aprovuar formulën e pagave të reja në drejtësi, Ministria e Drejtësisë deklaroi se situata zgjidhet vetëm përmes Kuvendit, me miratimin e një ligji të ri. Sakaq, deri në tejkalimin e krizës, Ministria e Financave u ka kërkuar këshillave që të përcjellin listëpagesat sipas buxheteve të miratuara më herët.

Pagat e vjetra për gushtin i kanë marrë vetëm Kushtetuesja dhe SPAK, por prokurorët e posaçëm kanë vendosur që në vijim të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe pagat të kalkulohen sipas formulës së re.

Në përfundim të një mbledhjeje urgjente me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, kanë dalë edhe kryeprokurorët e rretheve, duke kërkuar zgjidhje të shpejtë të situatës, sipas Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se është dakordësuar për trajtimin e çështjes sipas ligjit, duke garantuar pavarësinë dhe funksionimin e drejtësisë./Top Channel

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion