Ngec rindërtimi në Durrës! Debate në këshillin bashkiak, anëtarët e opozitës braktisin mbledhjen

Aktualitet

Ngec rindërtimi në Durrës! Debate në këshillin

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit u ndërpre pa nisur, pasi këshilltarët e opozitës u larguan nga salla në shenjë proteste ndaj mosrespektimit të procedurës dhe afatit ligjor për dërgimin në kohë të materialeve nga ana e bashkisë.

Braktisja e mbledhjes nga këshilltarët e opozitës, në shenjë kundërshtimi ndaj përfshirjes në momentet e fundit të dy pikave shtesë në rendin e ditës, solli pasoja të menjëhershme në vijimin e mbledhjes ku pritej të miratoheshin një sërë projektvendimesh që lidhen me përfituesit nga programi i rindërtimit.

Kjo çoi në mbylljen e mbledhjes, pa u shqyrtuar asnjë nga çështjet e planifikuara.

Nuk është hera e parë që mbledhjet e Këshillit Bashkiak në Durrës shoqërohen me tensione mes mazhorancës dhe opozitës./ Tch

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion