Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet mjeku i “Shefqet Ndroqit”

Aktualitet

Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet mjeku i “Shefqet Ndroqit”

Mjeku Pëllumb Hysko është arrestuar nga Policia e Tiranës pas skandalit ku i kërkonte favore seksuale pacientes që kishte shkuar për të bërë një vizitë për kurrizin në klinikën private “Moskat”.

Gjithashtu Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë mbi shtetasin Artur Zeko, tekniku laborant i cili merrte para për kryerjen e skanerit.

Të dy këta shtetas ishin gjithashtu të punësuar në spitalin shtetëror “Shefqet Ndroqi”. Spitali ka dalë në një deklatarë publike ditën e sotme ku ka bërë të ditur pezullimin nga puna të mjekut dhe të teknikut lobortant.

Kjo ngjarje ka ndodhur në ambjentet e klinikës private “Moskat” ku një vajzë është paraqitur për të kryer një skaner për shpinën. Mjeku Pëllumb Hysko ka ngacmuar seksualisht pacienten duke përdorur një fjalor banal me komplimente mbi fizikun e saj, duke kërkuar t’i bëjë eko gjiri, kontroll mitre dhe duke e prekur pacienten në zona intime. Madje mjeku Hysko i tha se të nesërmen mund të shkonte në sanatorium ku ai punon që të bënte kontroll pa letra e pa pagesë

ME TE LEXUARAT