Nga vezët e kuqe te çyreku, zbuloni disa nga ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tavolinën e Pashkës

Aktualitet

Nga vezët e kuqe te çyreku, zbuloni disa nga ushqimet që nuk

Pashkët janë nje festë e pasur në menunë e ushqimeve tradicionale që përgatiten në këtë ditë.

Ndonëse shumë receta janë të njohura në këtë ditë disa të tjera mund të mos e dini por përgatiten edhe për Pashkë.

Me siguri jeni familjarë me vezët e kuqe dhe mënyrat e shumta të ngjyrosjes së tyre në shtëpi. Ky ritual është ndoshta më i hershmi i traditës së Pashkëve dhe përgatitet në vigjiljen e natës së Pashkëve.

Mishi duke të mbizotërojë tryezën për Pashkë dhe në ato ortodokse e preferuar është roleja e mishit të grirë.

Kjo recetë përgatitet si një qofte e madhe e gjatë me vezë në mes dhe ju shërbehet të ftuarve në feta të holla.

Mund ta quani buka me vezë ose buka e ëmbël e pashkëve dhe po flasim për recetën tradicionale të bukës së Pashkëve.

Cyreku bazohet në recetën e një buke të hershme me origjinë greke. Ka formën e gërshetit dhe përmban dy lloje gjalpi dele dhe lope.

Më siguri keni dëgjuar për recetën e vjetër të yshmerit, por a edini se përgatitet edhe për Pashkë. Kjo pjatë është tradicionale e zonës së Myzeqesë dhe gatuhet me shije të ëmbël dhe të kripur.

Përgatitja e yshmerit kërkon pak kohë pasi duhet të hapni petë për tí spërkatur me mbushjen tracionale me gjalpë, vezë dhe qumësht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion