EMRI/ Iu gjet arsenal armësh në banesë, ish-ushtaraku u arratis sapo pa policinë. Nëna: S’janë tonat

Aktualitet

EMRI/ Iu gjet arsenal armësh në banesë, ish-ushtaraku u arratis

Zbardhen të tjera detaje nga baza e municioneve që u zbulua sot në Picallë të Tiranës.

Raportohet se poseduesi i arsenalit, Oltjan Qershori ka qenë më herët pjesë e Forcave të Armatosura, por i përjashtuar nga ushtria për sjellje jo korrekte pak vite më parë.

Agjentët e Komisariatit nr. 1 kishin informacion se Qershori kishte një armë “sharrz” pa leje dhe organizuan operacionin. Por kur kanë mbërritur te shtëpia e tij në Picallë, 41-vjeçari ka parë makinat me fenelina të policisë dhe ka ikur me vrap.

Në shtëpi kanë gjetur më pas gjithë arsenalin dhe vetëm nënën e tij brenda, e cila fillimisht ka pretenduar se nuk janë armët e tyre.

Qershori nuk rezulton me precedent të regjistruar, por dyshimet janë të forta se po bashkëpunonte me grupe kriminale për shitjen e tyre. /Balkanweb/

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion