Nga trafikimi i lëndëve narkotike tek dhuna, gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Gjashtë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në kryeqytet. Mësohet se në flagrancë është arrestuar një 27-vjeçar me inicialet K. A., pasi efektivët e “Shqiponjave” e kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e drogës. Gjatë kontrolleve në makinë atij ju gjet një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Në pranga u vu edhe një 20-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik që i bënë, “Shqiponjat” i gjetën një sasi lëndë narkotike kanabis. Në flagrancë u arrestua edhe një 62-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Kurse Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan një 21 dhe një 20-vjeçar pasi forcat “Shqiponja” u gjetën në automjetin me të cilin po udhëtonin katër armë të ftohta.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë një 51-vjeçar që u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg


