Rrahu me të vëllanë ish-juristin e Hipotekës, e shkuara e errët e biznesmenit që u vra sot në Vlorë

Aktualitet

Rrahu me të vëllanë ish-juristin e Hipotekës, e shkuara e

Zbulohet një tjetër ngjarje ku ishte i implikuar 40-vjeçari i vrarë ditën e sotme në Vlorë Bledar Birçaj. Burime bëjnë me dije se në 21 Dhjetor 2010 ai së bashku me të vëllanë Elton Birçaj kanë dhunuar ish-juristin e hipotekës së Vlorës me inicialet F.H.

Për këtë ngjarje dy vëllezërit janë proceduar në gjendje të lirë. Shkak i kësaj ngjarje është bërë, problemet që ata kanë pasur me dokumentacionin në një pronë që ndodhet në qytetin e Vlorës.

Më pas Birçaj, është arrestuar dhe në 27 janar 2011 nga policia dhe prokuroria e Vlorës pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë; “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; si dhe “Shkatërrim prone”.

Ai ka qëndruar fillimisht në burg në masën e arrestit në burg 45 ditor dhe më pas në 9 mars 2011, gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në fund të procesit ai kishte përfituar dhe dëmshpërblim për shkak të akuzës së padrejtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion