Nga Tirana për pushime në plazhin e Vilë-Boshtovës, mbyten babai dhe 2 djemtë e mitur

Aktualitet

 

Nga Tirana për pushime në plazhin e Vilë-Boshtovës, mbyten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë. Babai me iniciale E.H 50 vjeç dhe 2 djemtë e tij të mitur, të moshave 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det teksa kanë qenë duke notuar. Policia njofton se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar, por fatkeqësisht të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

 Sipas informacioneve paraprake, dallgët dhe era e fortë kanë ndikuar në ngjarjen e rëndë me 3 viktima.

Babai dhe djemtë e tij nga Tirana kishin zgjedhur plazhin e Vilë-Boshtovës për të pushuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT