Tragjedi në bregdetin shqiptar, mbyten në det babai dhe dy djemtë e tij të mitur

Një tragjedi ka ndodhur pasditen e kësaj të dielë në plazhin Vilë-Boshtovë, ku tre pjesëtarë të një familje nga Tirana janë mbytur duke notuar në det. Mësohet se kanë humbur jetën babai E.H rreth 50 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15 vjeç.
"Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes"