"Nga kanale në hapësira të gjelbra, Rama: Nis prishja e ndërtimeve pa leje mbi kanalin e ujërave të larta në Vlorë

Aktualitet

"Nga kanale në hapësira të gjelbra, Rama: Nis prishja e

Në Vlorë ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje mbi kanalin e ujërave të larta, në një aksion që synon të zgjidhë një nga problemet më të vjetra të qytetit: përmbytjet.

Pamjet nga ndërhyrja i ka publikuar kryeministri Edi Rama, i cili ka vlerësuar nismën e ndërmarrë nga kryebashkiakja Brunilda Mersini.

Sipas Ramës, ky projekt do të transformojë zonën nga një kanal i ngushtuar dhe i ndotur, që shpesh është bërë shkak për përmbytje, në një hapësirë të gjelbër për qytetin.

“Kanali i ujërave të larta, në Bashkinë e Vlorës, do të kthehet nga një arterie e ngushtuar dhe e ndotur, që nxiste përmbytjen e qytetit, në një korridor të gjelbër. Një nisëm e bukur e kryetares së bashkisë, që e ka nisur me hapat e duhur mandatin e saj”, shprehet Rama.

Aksioni pritet të vijojë me intensitet në ditët në vijim, me fokus heqjen e të gjitha ndërtimeve pa leje që pengojnë rrjedhën normale të ujërave.

Qëllimi sipas autoriteteve është shmangia e përmbytjeve që janë përsëritur sidomos gjatë dimrit dhe përmirësimi i infrastrukturës urbane në qytetin bregdetar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion