Nga Edi Rama te Taulant Balla, kush janë lektorët që do t’u mësojnë deputetëve të rinj etikën dhe shkrimin e një fjalimi në Kuvend!

Aktualitet

Nga Edi Rama te Taulant Balla, kush janë lektorët që do t’u

Deputetët e rinj socialist, para se të ulën në vendet e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, do të kalojnë një verë intensive në “shkollë”.

Të zgjedhur e 11 Majit, ashtu si dhe është bërë me dije më herët, para se t’i bashkohen Kuvendit të ri në shtator, ata do të kalojnë nga “bankat” e një kursi trajnimi veror.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili njoftoi ditë më parë hapjen e një sesioni të posaçëm të Akademisë Politike të Partisë Socialiste për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend në shtator.

Shkolla verore do të hapë “dyert” më 20 qershor dhe deri më 22 qershor është menduar që deputetet të njihen me “Rolin e Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit”, lëndë e cila do të drejtohet nga katër lektorë, me në krye Edi Ramën.

Ndërkohë që më tej, më datën 27 deri në 29 qershor është menduar që deputetët e rinj të mësojnë funksionimin e Parlamentit dhe për këtë do të kujdesen Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.

Ndërsa për ditët e para të korrikut, në kurikulën për deputetët e rinj është menduar dhe moduli: Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare

Elisa Spiropali, Adea Pirdeni dhe Olta Xhaçka do t’u mësojnë ligjevënësve të rinj marrëdhëniet me ministritë dhe bashkitë, roli i deputetëve për të arritur ëndrrën europiane si dhe diplomacia parlamentare e përfaqësimi jashtë vendit.

Më 11-13 korrik, 54 deputetët që përfituan për herë të parë mandatin e tyre, ku 21 prej tyre janë vajza dhe gra dhe 33 janë burra, do të mësojnë dhe “Komunikimin Politik”. Do të jetë Taulant Balla, Endri Fuga dhe Eduard Shalsi ata të cilët do t’u sqarojnë pikë e presje të rinjve se si hartohet fjalimi i një seance plenare dhe deri te menaxhimi i rrjeteve sociale.

Sakaq një sesion i veçantë i është kushtuar edhe Partisë Socialiste si dhe vizionin për vitin 2030. Përgjatë datrave 18-20 korrik, Milva Ekonomi, Bledi Çuçi dhe Elvis Kushi do t’u mësojnë deputetëve të rinj rolin e deputetit në avancimin e agjendës së qeverisë si dhe marrëdhënia midis PS, Qeverisë dhe Kuvendit

Akademia Politike : Deputetët e Rinj

Moduli 1: Roli i Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit (20–22 qershor)

Roli Kushtetues i Deputetit

Marrëdhënia me elektoratin dhe etika e përfaqësimit

Lektorët : Edi Rama, (Vila) Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Niko Peleshi

Moduli 2: Funksionimi i Parlamentit (27–29 qershor)

Arkitektura e Kuvendit: Komisionet, Seancat, Grupet Parlamentare

Procesi legjislativ: Nga drafti në ligj (Leximi kritik dhe rishkrimi i ligjit)

Debati parlamentar

Lektorët : Etilda Gjonaj, Klotidla Bushka, Toni Gogu

Moduli 3: Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare (4–6 korrik)

Marrëdhënia me Ministritë dhe Bashkitë

Deputeti dhe BE: Roli në integrimin evropian

Diplomacia Parlamentare dhe përfaqësimi jashtë vendit

Lektorët: Elisa Spiropali, Adea Pirdeni, Olta Xhaçka

Moduli 4: Komunikimi Politik (11–13 korrik)

Komunikimi institucional dhe politik

Media training dhe social media për deputetët

Hartimi i një fjalimi për seancë plenare

Lektorët: Taulant Balla, Endri Fuga, Eduard Shalsi

Moduli 5: PS dhe vizioni 2030 (18–20 korrik)

Copëzimi i programit elektoral: prioritetet, vizioni, ideologjia

Kompozimi i Parlamentit

Roli i deputetit në avancimin e agjendës së qeverisë

Marrëdhënia midis PS, Qeverisë dhe Kuvendit

Lektorët: Milva Ekonomi, Bledi Çuçi, Evis Kushi

 

 

ME TE LEXUARAT