Operacioni i SPAK kundër rivalëve të Ervis Martinajt, 43 urdhër-arreste, RENEA "blindon" disa qytete

Aktualitet

Operacioni i SPAK kundër rivalëve të Ervis Martinajt, 43

Një operacion policor me urdhër të SPAK po zhvillohet këtë të premte në disa qytete të vendit, pasi GJKKO lëshoi disa urdhër arreste.

Aksioni policor po zhvillohet në disa qytete të vendit, si Vlorë, Krujë, Lezhë dhe Tiranë.

Në Vlorë aksioni ka nisur nisur në orën 04:00 të mëngjesit dhe vijon ende, ndërsa pop kryen kontrolle në banesa për persona që janë në kërkim apo dhe ata me precedentë penalë.

SPAK zbarkoi edhe në Lezhë mëngjesin e sotëm dhe aktualisht ndodhen në lagjen SMT ku po bëhen kontrolle të shumta në zonë.

Urdhër arreste janë lëshuar edhe për anëtarë të klanit Duka, rivalët e Ervis Martinajt.

Në Shijak janë lëshuar urdhër arreste për vëllezërit Avdylaj, ndërkohë që janë lëshuar urdhër arreste edhe për dy vëllezërit Durim dhe Valter Bami.  

Gjithsej mësohen se janë lëshuar 43 urdhër arreste.

Si nisi armiqësia mes Klanit Duka dhe Martinajt?

Pas prishjes së pazareve mes tyre, Martinaj dhe Klani Duka u përfshinë në një konflikt të drejtpërdrejtë. Krisja kishte ndodhur për para në lidhje me lojërat e fatit.

Duka fillimisht kishte organizuar dhe një plan për ekzekutimin e “mbretit të lojërave të fatit”, por pasi i dështoi, në shenjë hakmarrje ka lënë të vdekur ish-policin Santiago Malkon.

Ndaj ai dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos, të ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.

Për këtë vrasje GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

7 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Santiago Malkos. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare.

Santiago Malko është vrarë me 9 plumba nga klani “Duka” i përbërë nga Leonard dhe Elis Duka, Oltian Loka, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni, Bledar Teta dhe Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”.

Malko, ish-polic kishte në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. 

ME TE LEXUARAT