Nënstacioni “Tirana 2”, ministrja Balluku: Shqipëria drejt lidhjes direkte me Italinë përmes një linje nënujore energjie

Aktualitet

Nënstacioni “Tirana 2”, ministrja Balluku: Shqipëria drejt

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ishte këtë të enjte në nënstacionin “Tirana 2”, ku është investuar për rritjen e kapaciteteve transmetuese, të cilat garantojnë përmirësim të furnizimit me energji për rajonin e Durrësit dhe të gjithë zonën Jugperëndimore.

“Jemi në një nivel të kënaqshëm sa i përket humbjeve. Por unë e them gjithmonë në të gjitha takimet ndërkombëtare që kemi që padyshim, pjesa e operatori të transmetimit është pjesa më e rëndësishme që ka sistemi energjetik i një vendi, pasi është edhe ajo që na lidh me rajonin e fqinjët”, tha ndër të tjera zv.kryeministrja Balluku.

Ajo gjithashtu shtoi: “Duhet thënë që volumet e energjisë elektrike janë rritur shumë në të gjithë rajonit, sidomos gjatë periudhës së verës, duke qenë së Shqipëria është një vend që numri i vizitorëve i shtohet numrit të banorëve duke e rritur me disa fish atë, edhe kërkesën për energji. Dhe gjithë transmetimi që ndodh nga Greqia në Shqipëri dhe anasjelltas, apo edhe linja e Malit të Zi që përdoret për eksportet në Itali janë gjithmonë të ngarkuara. Kjo është arsyeja pse Republika e Shqipërisë, prej kohësh përmes ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është ulur në tryezën e negociatave me ministrinë italiane për të diskutuar për ndërtimin e linjës nënujore që do të lidhë Shqipërinë direkt me brigjet italiane”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion