Nis 'lufta' mes Mamdanit dhe Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

Bota

Nis 'lufta' mes Mamdanit dhe Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut

Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka paralajmëruar masa të menjëhershme për të mbrojtur qytetin nga politikat e mundshme të administratës së Donald Trump.

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200 avokatë, të gatshëm për të mbrojtur interesat e qytetit në gjykatë.

Reagimi i tij vjen pasi Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur Mamdanin një “komunist antisemit”, duke shtuar se “njerëzit do të fillojnë të largohen nga Nju Jorku, ata do të ikin nga regjimi komunist.”

Ndërkohë, në nivel kombëtar, “mbyllja më e gjatë në histori” e institucioneve federale ka hyrë në ditën e saj të 37-të, duke kaluar rekordin e viteve 2018–2019. Trump u ka thënë senatorëve republikanë në Shtëpinë e Bardhë se “ata janë bombardues vetëvrasës, po e shkatërrojnë vendin.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion