Në Vlorë nis plazhi, vlonjatët: Kemi vite që lahemi në dimër, nuk na kap asnjëherë gripi

Aktualitet

Në Vlorë nis plazhi, vlonjatët: Kemi vite që lahemi në

Moti me diell dhe temperaturat deri në 20 gradë Celsius të këtyre ditëve të dimrit, i ka kthyer vlonjatët e apasionuar pas notit më herët pranë detit.

Mes të apasionuarve, është edhe një 68-vjeçar nga Fieri, që e frekuenton plazhin në këto ditë dimri, bashkë me gruan. Ai shprehet se edhe pse uji është i ftohtë, të notosh në këto temperatura i fal më shumë shëndet të mirë.

“Neve na pëlqen, na është bërë si adrenalinë kjo punë, sa herë është koha e mirë, këtu na ke. Nuk na kap as gripi, asgjë“, thotë ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çdo ditë buzë detit gjejmë edhe vlonjatin Gëzim Brahimaj.

“Uji është shumë i mirë, pak i ftohtë. Kemi 12-13 vite që lahemi në dimër“, tregon ai.

Temperaturat e larta të këtij fillim shkurti janë ideale edhe për një shëtitje përgjatë bregdetit.

ME TE LEXUARAT