Në vend të komisariatit e dërgoi në banesën e tij, ky është polici që abuzoi seksualisht me 13-vjeçaren

Aktualitet

Në vend të komisariatit e dërgoi në banesën e tij, ky

Ky që shikoni në foto është Kol Kola, efektivi 62-vjeçar i cili u arrestua ditën e sotme nga SHÇBA pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.

Burime bëjnë me dije ata janë pikasur nga kamerat e sigurisë teksa kanë janë futur në hyrjen e pallatit ku 62-vjeçari e ka dërguar të miturën pasi e ka mashtruar se do ta dërgonte në komisariat.

Më 29 prill, 62-vjeçari ka mashtruar të miturën duke i thënë se do ta dërgonte në komisariat dhe më pas e ka dërguar në një banesë që e kishte në përdorim.


Pikërisht në këtë ambient ai ka kryer vepra të turpshme me të dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht. Uniformat blu bëjnë me dije se e mitura ka bërë kallëzim dhe pas verifikimeve nga ana e policisë gjyqësore efektivi është vënë në pranga për veprën penale “Ngacmim seksual”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion