Në terren për të shuar zjarrin, digjet plotësisht një kamion i zjarrëfikësve në Ishëm të Durrësit
Lajmifundit
/
31 July 2021, 14:38
Aktualitet

Fshati Shetaj pranë Kepit të Rodonit dhe në zonën e Ishmit janë nën pushtetin e zjarrit. Autoritetet lokale kanë bërë me dije se kjo situatë është prej ditësh, ndërsa në flakë janë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke.
Zjarrëfikësit kanë mbërritur në zonat problematike, por nuk kanë mundur të shkojnë në zonat e thella, për shkak të rrugës. Ndërkohë mësohet që për pasojë të zjarrit, një kamion i zjarrëfikësve është djegur plotësisht.


