Në seancë i pranishëm dhe Altin Dumani, çfarë ndodhi sot në gjyqin e Laert Haxhiut

Është shtyrë seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”.
Haxhiu i dënuar përjetë, ka Apeluar dënimin. Në trupën gjykuese kanë qenë magjistratët Florjan Kalaja, Saida Dollani dhe Ingert Pëllumbi. Seanca u shty pasi mungonte gjyqtari Pëllumbi, për shkak të lejes vjetore. Në këto kushte, është caktuar që seanca e ardhshme të mbahet në datën 9 Tetor, ora 12:00
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është se për herë të parë i pranishëm në këtë seancë ka qenë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.
Laert Haxhiu është dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje për të cilën më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm bashkëpunëtoret e tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Ndërkohë, Artan Tafani, “çelësi” i cili zbardhi vrasjet më të bujshme me pagesë në vend, për llogari të grupit të Laert Haxhiut, tregoi për vrasjen e Alban Semakut, Çajup Selimit, Albi Bashaliut, Fridmand Xhaferrajt, Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit.
Sipas tij, Laert Haxhiu ka paguar për disa nga vrasjet Bledar Berberin, Mariglen Topuzin dhe Firdeus Berberin.
Artan Tafani gjithashtu bëri me dije se Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjestër të Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes. Edhe Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokati i Lushnjës, Adriatik Doga, ishin në “rrethi ne kuq” të Haxhiut.


