“Në restorant shkuam për të darkuar”, zbardhet dëshmia e Antonela Berishës: Motra u provokua nga Klea, mori gotën…

Aktualitet

“Në restorant shkuam për të darkuar”, zbardhet

Antonela Berisha, që së bashku me motrën, Mariela Berishën, dhunuan dy muaj më parë blogeren Klea Prenga, kërkoi falje në gjykatë.

Sipas saj, në restorant kishin shkuar për të darkuar, por për shkak të sjelljes së Kleas, në gjaknxehtësi e sipër, Mariela mori gotën dhe e qëlloi. Në gjykatë, Antonela kërkoi falje dhe u shpreh e gatshme të ndihmojë të renë e dhunuar, ndërsa shtoi se motra e saj nuk është në gjendje të mirë psikologjike.

Antonela Berisha: Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën.

Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës.

Avokatja e Antonela Berishës: Ndihemi të keqardhura për gjithçka ka ndodhur. E pranojmë faktin penal, por A. nuk ka kryer veprime me asnjë qëllim për të dëmtuar dikë. Ajo ka ndërhyrë për të ndalur situatën dhe për të mbrojtur motrën e saj, e cila i ka kryer veprimet e saja në gjaknxehtësi e sipër. Asgjë nuk ka qenë, e planifikuar prej tyre. Nuk ka patur asnjë paramendim. Nuk ka patur asnjë qëllim për të dëmtuar fizikisht asnjeri. Ka qenë një incident i çastit i momentit.

Kërkojmë falje publike para Gjykatës, dhe shprehemi tërësisht pendues, duke qenë të gatshëm të përgjigjemi financiarisht për t’iu ndodhur viktimës në rehabilitimin e saj fizik. Sa i përket veprimeve të A. mendojmë që nuk duhet të kualifikohen si fakt/ vepër penale, ndaj nuk ka asnjë arsye që ndaj saj të caktohet një masë sigurimi. Në të tilla kushte kërkojmë revokimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, për shtetasen A. Berishaj.

ME TE LEXUARAT