Në proces divorci, vlonjati shkrumbon lokalin e gruas në Nartë! Publikohet pamjet e 50-vjeçarit kur i vendos flakën

Aktualitet

Në proces divorci, vlonjati shkrumbon lokalin e gruas në Nartë!

Pamjet e kamerave të sigurisë zbuluan se pas zjarrit të rene më 17 korrik në lokalin në pronësi të një gruaje në Nartë të Vlorës, ishte bashkëshorti Jani Xamaxa, me të cilin është në proces divorci.

Ngjarja fillimisht u raportua aksidentale, por hetimet zbuluan se pas djegies me benzinë të lokalit fshihet 50-vjeçari, i cili u arrestua.

Nga lokali, flakët u përhapën edhe në 3 garazhe ngjitur brenda të cilëve kishte 1 automjet dhe produkte të magazinuara ushqimore.

Gjithçka dyshohet të jetë pasojë e konflikteve mes çiftit.

POLICIA: 

Vlorë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar "Flames 2".
Zbardhet dhe dokumentohet djegia e qëllimshme e një objekti në fshatin Nartë, ngjarje e cila fillimisht u raportua si aksidentale.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që dyshohet se ndezi zjarrin në lokalin e bashkëshortes së tij, i cili më pas u përhap në 3 garazhe ngjitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për zbardhjen e rrethanave të djegies së një objekti, mesditën e djeshme, në fshatin Nartë, ngjarje e cila fillimisht u raportua aksidentale, bazuar në provat e administruara dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Flames 2".

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. X., 50 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 50-vjeçari, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin lokalit që administron bashkëshortja e tij, shtetasja B. X., me të cilën është në proces divorci. Nga përhapja e flakëve u dogjën edhe 3 garazhe të shtetasit Ll. M., ku ai mbante 1 automjet, 3 motora, arka plastike dhe produkte ushqimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT