Plagoset gjatë hedhjes nga skafi në plazhin e Lukovës, policia procedon 28-vjecarin nga Tirana

Një 28-vjeçar nga Tirana është plagosur gjate hedhjes nga skafi me të cilin lundronte. Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:23.
Sipas policise, i riu dyshohet se e ka demtuar kemben ne nje shkemb.
Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Lukovës, shtetasi A. T., 28 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar këmbën në një masiv shkëmbor, kur është hedhur në det, nga mjeti lundrues skaf me të cilin po lundronte.
Mjeti lundrues ishte marrë me qira dhe drejtohej nga shtetasi A. N.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë kanë asistuar në shoqërimin e 28-vjeçarit të dëmtuar, në spitalin e Sarandës, i cili më pas është transportuar në Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.


