Në pranga me urdhër të SPAK, FOTO kur Rexhep Rraja dhunonte me shkopinj kushërinjtë Maja për guroren në Borizanë!

Aktualitet

Në pranga me urdhër të SPAK, FOTO kur Rexhep Rraja dhunonte me

Me urdhër të SPAK është arrestuar Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja pas një operacioni kundër trafikut të drogës. Rexhep Rraja dhe fisi i tij janë jo pak të panjohur për autoritetet e vendit tonë pasi fisi i tyre më 6 korrik 2023 u përfshi në një episod të dhunshëm për guroren në Borizanë të Fushë-Krujës.

Në pranga me urdhër të SPAK, FOTO kur Rexhep Rraja dhunonte me

Dy kushërinjtë e fisit Maja ishin ankuar disa herë në polici për dëmet në shtëpi nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit Rrahman Rraja në Krujë, i cili po ashtu është arrestuar. Pas këtyre ankesave, vëllezërit dhe djali i deputetit u shfaqën si në një skenë filmash duke goditur me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda 2 persona. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre.

Ngjarja e rëndë pati një reagim zinxhirë, deri në instancat më të larta. Kryeministri Rama urdhëroi shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Rrahman Rraja la mandatin e deputetit, ndërsa u shkri i gjithë Komisariati i Krujës.

Në pranga me urdhër të SPAK, FOTO kur Rexhep Rraja dhunonte me

Rexhep Rraja i arrestuar sot me urdhër të SPAK, rezultonte ende në kërkim nga Policia e Fushë Krujës për këtë episod dhune. Po ashtu në kërkim rezultonte edhe Përparim Rraja, kushëriri i tyre, i cili u arrestua po sot nga SPAK. Siç mund të shihet edhe në foto, Rexhep Rraja shfaqej me shkopinj duke dhunuar dy kushërinjtë e fisit Maja.

ME TE LEXUARAT