“Në mbrojtje të vendit”/ Protestat kundër Ramës vijojnë edhe në Europë, shqiptarët mblidhen sërish në Vjenë

Aktualitet

“Në mbrojtje të vendit”/ Protestat kundër Ramës

Paralelisht me protestën e 22-të radhazi që pritet të nisë pas pak orësh në Tiranë, revolta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka gjetur mbështetje edhe në kryeqytetin e Austrisë. Shqiptarët që jetojnë në Vjenë janë organizuar në një tubim për të bashkuar zërin me protestuesit në atdhe.

Emanuela Zaimi, një nga shqiptaret e pranishme në këtë tubim, foli në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24, ku theksoi se kauza e tyre është e përbashkët me atë të qytetarëve në Shqipëri.

“Ne jemi në mbështetje me popullin në Shqipëri, thirrjet tona janë të njëjta me të tyret,” u shpreh Zaimi live nga Vjena.

Ajo iu përgjigj edhe deklaratave dhe akuzave të kryeministrit Edi Rama lidhur me prapavijën e këtyre tubimeve, duke sqaruar se lëvizja e diasporës është tërësisht e pastër dhe ka si qëllim të vetëm të ardhmen e vendit.

“Kryeministri vijon e merret për interesat e protestës, por Diaspora mbron vetëm interesat e Shqipërisë. Kjo protestë është në mbrojtje te vendit tonë absolutisht,” përfundoi Zaimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion