Në kërkim për vjedhje, pranga 29-vjeçarit nga Mirdita

Aktualitet

Në kërkim për vjedhje, pranga 29-vjeçarit nga Mirdita

LEZHË

Policia e Lezhës ka ndaluar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur “Ura e Matit “, Milot , bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, si dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin E.D., 29 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Më datë 06.07.2021, në fshatin Vorrozen, Kavajë shtetasi E.D., në bashkëpunim me shtetasin D.B., i arrestuar më parë, dyshohet të kenë vjedhur mjetin shtetasit S.B., banues në Kavajë.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës do të kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion