Ronaldo admiron Mbappen: Ai ka karakteristika të ngjashme me mua

Sport

Ronaldo admiron Mbappen: Ai ka karakteristika të ngjashme me mua

Kylian Mbappe është një nga lojtarët më të komentuar. Së fundmi, Ronaldo, legjenda e Brazilit ka folur për francezin e PSG. Në një intervistë, ai u pyet se cili nga lojtarët e sotëm i ngjan me veten dhe 44-vjeçari nuk ngurroi të thotë emrin e Mbappes.

 “Ai ka karakteristika të ngjashme me mua. Ai ka cilësi të çmendura, ka teknikë të shquar dhe di sesi ta përdorë atë kur vrapon me shpejtësi të madhe”, tha ai.

Ronaldo admiron Mbappen: Ai ka karakteristika të ngjashme me mua

Kujtojmë se Ronaldo shkëlqeu gjatë kohës kur luante për Barcelonën, Interin dhe Real Madrid, duke u cilësuar si një nga yjet e viteve 1990-ta dhe në fillim të viteve 2000. Fenomeni njihej për aftësitë e tij elegante dhe shpejtësinë e jashtëzakonshme me top.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion