Sporti shqiptar në zi, pësoi infarkt në stërvitje, ndahet nga jeta 22-vjeçari Erjon Morina

Sport

Sporti shqiptar në zi, pësoi infarkt në stërvitje, ndahet

Futbolli shqiptar në zi. Erjon Morina, sulmuesi 22-vjeçari skuadrës së Vushtrisë në Kosovë u nda nga jeta në spital.

Ish-futbollisti pësoi goditje në zemër në muajin tetor, teksa po stërvitej me ekipin e tij. Prej atij momenti, familjarët, shokët e skuadrës, klubi, tifozët dhe opinioni ishin në ankth për gjendjen e Morinës.

Futbollisti qëndroi për afro dy muaj i shtruar në spital, por nuk arriti të fitonte ndeshjen më të rëndësishme dhe të mbijetonte.

Ai e nisi karrierën tek akademia e Prishtinës, për t’u transferuar në Zvicër. Në rikthimin në Kosovë, Erjoni luajti me Besën e Pejës, Drenicë, 2 Korrikun, Llapin, Malishevën, Ulpianën dhe së fundmi me Vushtrinë.

Ndarja nga jeta e djaloshit të ri është një tragjedi në sportin shqiptar./a2

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion