Në kërkim për drogë dhe tentativë vrasje, tre të arrestuar në Fier

Tre persona që ishin shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, janë arrestuar, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ra Ferdinand Muskaj, 55 vjeç, banues në Fier. Në mars të vitit 2020, ai tentoi të vrasë me armë zjarri 35-vjeçarin me iniciale M. Rr., në lagjen “11 Janari”.
Sakaq, u arrestuan edhe Ilmi Kapidani, 52 vjeç dhe Agron Çela, 55 vjeç, të dy banues në Lushnje, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas janë autorë të ngjarjes së ndodhur në mars të vitit 2019, ku pranë stacionit të trenit në Lushnjë, Policia sekuestroi një sasi rreth 21 kg lëndë narkotike në formë çokollate.

