Tentoi të ngjitej nga muri pasi gjeti derën e hotelit të mbyllur, rrëzohet dhe përfundon në spital 49-vjeçari

Aktualitet

Tentoi të ngjitej nga muri pasi gjeti derën e hotelit të mbyllur,

Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur aksidentalisht sot gjatë natës në Elbasan. Mësohet se Vaso Koça, shqiptar i cili jetonte në Belgjikë, kishte prenotuar që të qëndronte në një hotel në Elbasan.

Burime zyrtare bënë me dije se kur Koça kishte tentuar që të hynte në hotel, dera e tij ishte e mbyllur, ndaj edhe kishte menduar që të kalonte përmes murit rrethues, por për pasojë është rrëzuar dhe është plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 12.09.2021, rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion