Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë. Pritet ekstradimi

Aktualitet

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet

Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

“Gjatë operacionit “Purpose” u ka  në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar B. R. alias B. M., 27 vjeç”, njofton policia.

Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

ME TE LEXUARAT