Zhduket pa gjurmë i moshuari në Kavajë, familjarët "ngrenë" në këmbë policinë

Aktualitet

Zhduket pa gjurmë i moshuari në Kavajë, familjarët

Një i moshuar është raportuar i zhdukur këtë të enjte në Kavajë.

Ka qënë motra e tij që ka bërë denoncimin në polici. Ajo ka treguar se ka humbur kontaktet me të vëllanë dhe nuk ka asnjë gjurmë për vendodhjen e tij.

Sakaq ajo tregon se 79-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Policia po punon për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka bërë kallëzim shtetasja Sh. Ç., 89 vjeçe, banuese në Durrës, se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin B. C., 79 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuan nga probleme mendore. Po punohet për gjetjen e tij.

 

ME TE LEXUARAT