Shuhet humoristi i njohur Male Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës

Showbiz

Shuhet humoristi i njohur Male Lumani, një nga katër parodistët e

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori dhe humoristi i njohur vlonjat, Mane Lumani.

Ai u shua në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku prej më shumë se dy muajsh qëndronte i shtruar në reanimacion, për shkak të një sëmundjeje të rëndë në mushkëri dhe në zemër.

Mane Lumani kishte mbushur 79 vjeç më 22 shkurt. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin artistik të qytetit të Vlorës. I martuar dhe baba i katër fëmijëve, ai do të mbahet mend si një njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe artit.

I njohur si një nga parodistët më të spikatur të Vlorës, Lumani spikati për mimikën e tij karakteristike dhe humorin plot finesë, duke fituar zemrat e publikut vlonjat dhe jo vetëm. Për dekada me radhë ai kontribuoi në jetën artistike të qytetit, duke sjellë buzëqeshje dhe emocione përmes roleve dhe interpretimeve të tij.

Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në skenën artistike të Vlorës, ndërsa kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion