Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 27-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet

Një 27-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Mallakastër, për trafik droge. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale E.M., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar më datë 30 tetor masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sakaq pritet ekstradimi drejt Kosovës. “DVP Fier/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër, operacioni i koduar “Fratar”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gadurovë, Mallakastër.

Ky shtetas u kap në fshatin Fratar, pas një pune operative nga shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës, më datë 30.10.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 27-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion