Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja dhe Italia, arrestohen 2 persona në Durrës! Ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja dhe Italia, arrestohen 2

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar ditën e sotme në Durrës.

Mësohet se në pranga ka rënë Enkelet Avduli, 46 vjeç, i cili është dënuar në Itali me 7 vite, 5 muaj dhe 9 ditë burg, për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi me iniciale S.K, 38 vjeç, të cilit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Madridit për veprat “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me partnerët ndërkombëtarë në Itali dhe në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për disa vepra penale, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë, finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit: Enkelet Avduli, 46 vjeç, i cili u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Rrogozhinë–Peqin”, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 5 muaj dhe 9 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kanosje; S. K., 38 vjeç, i cili u kap në fshatin Sukth i Ri, pasi autoritetet gjyqësore në Madrid i kanë caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

 

ME TE LEXUARAT