Në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda për trafik droge, pranga 40-vjeçarit në hyrje të territorit shqiptar

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda për trafik droge,

Një 40-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar këtë të hënë në hyrje të territorit shqiptar.

Shtetasi me iniciale SH.H., banues në Kosovë, ishte shpallur në kërkim nga Finlanda.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion